Flaka Loxha kalon në rrethin e dytë të Botërorit

Xhudo

Flaka Loxha kalon në rrethin e dytë të Botërorit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:12
Pamje nga gara

Flaka Loxha ka kaluar në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja jonë në xhiron e parë e eliminoi garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkohë, në rrethin e dytë Loxha do të ketë punë me brazilianen Jessica Lima.

E në të njëjtën kategori do të garojë edhe Nora Gjakova.

Kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë do të ketë punë me italianen Thauany David Capanni Dias.

Sot po garon edhe vëllai i Norës, Akil Gjakova, i cili e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat