Blin Kuka i artë!

Xhudo

Blin Kuka i artë!

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 18:01
Majlinda Kelmendi, Blin Kuka e Agron Kuka

Xhudo vazhdon me suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar.

Kësaj radhe xhudistët e Kosovës dëshmuan cilësitë e tyre në Kampionatin Ballkanik.

“Blin Kuka i artë!

Kampion Ballkanik 90 kg për kadet U18!

Sot Blini po sjell edhe një të artë nga gara e mbajtur në Maqedoni.

Plot 4 fitore me Ippon paralajmërojnë që po rritet një Kampion i ri në ekipin tonë.

Javët e fundit në pah qitën një vlerë të re në xhudon Kosovare.

Medalje të arta erdhën edhe në klube tjera dhe tashmë kjo po tregon që me të rinj po punohet seriozisht në shumë klube në mbarë vendin dhe në shumë klube.

Xhudo po rritet në çdo aspekt e kjo fal shtrirjes horizontale në krejt qytetet e vendit tonë”, njofton Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat