Sharapolli kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos për Junior

Xhudo

Sharapolli kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos për Junior

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:13
Dion Sharapolli

Shtatë xhudistë kosovarë e përfaqësojnë sot vendin tonë në Kupën Evropiane të xhudos për Junior që po mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, Dion Sharapolli ka nisur me fitore garat në këtë Evropian.

Sharapolli shënoi fitore në raundin e parë, ku e mposhti xhudistin sllovak, Matej Klobucnik.

Tani, Sharapolli në raundin e dytë do të përballet me xhudistin nga Hungaria, Adam Major.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat