Evropiani i Juniorëve të xhudos, Gjakova në raundin e dytë

Xhudo

Evropiani i Juniorëve të xhudos, Gjakova në raundin e dytë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:54
Gjakova e ka nisur këtë Evropian me fitore.

Pjesë e ekipit kosovar në Kupën Evropiane të xhudos për Junior është edhe Dëbora Gjakova.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Gjakova e ka nisur këtë Evropian me fitore.

Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti kroaten, Nina Cvjetko.

Kurse tani në raundin e dytë do të përballet me ukrainasen, Yana Zinchenko. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat