Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

Xhudo

Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:28
Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

Driton Kuka, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, e ka nisur ditën me një foto të postuar në “Facebook”, ku shihen tri të artat tona olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjatë stërvitjes së sotme, Kuka bëri të ditur se kishin mysafirë ambasadorin kosovar në Japoni, Sabri Kiçmari.

Kuka tha se Japonia e njeh shtetin tonë përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura.

Japonia shteti ndër më të fuqishmit në Botë,shtetin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat