​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

Xhudo

​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar nga Federata Evropiane e Xhudos 448 m2 tatami që ka vlerën e mbi 21 mijë eurove.

Ky tatami do të përdoret për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.

Një falenderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos.

Që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat