​Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet edhe më shumë

Xhudo

​Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet edhe më shumë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:22
​Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë

Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet për t'u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërë të ditur se projekti për zgjerimin e saj tashmë është hartuar, kurse ndërtimi do të nis sapo të përfundoj procesi i shpronësimit.

“Qendra Nacionale e Xhudos n'Pejë po zgjerohet për t'u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi.”, ka shkruar Çeku.

Sipas Çekut, zhvillimi i turizmit sportiv sjellë reputacion për shtetin dhe qarkullim për ekonominë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat