Gashi del e shtata në Maribor 2023

Xhudo

Gashi del e shtata në Maribor 2023

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:48
Gashi gjatë duelit

Laurina Gashi ka qenë gati të fitojë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Maribor 2023, por megjithatë nuk ka ndodhur.

Ajo ka dalur vetëm e shtata. 

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, vendi i shtatë konsiderohet sukses për Gashin, që njëherit arrin suksesin më të madh deri më tani nga ekipi ynë në EYOF Maribor 2023. 

"Xhudistja jonë me të ardhme të ndritur, Laurina Gashi, ishte afër zonës së medaljes në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Maribor 2023. Gashi përfundoi në vendin e shtatë, por me pak fat ka mundur të vije edhe deri tek medalja, në kategorinë -52 kg.

Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi estonezen, Anna Schroeder, pas vetëm disa sekondash luftë. Në çerekfinale u mund nga Marlene Schinwald, me shënim të artë.

Luftën drejt të bronztës e vazhdoi përmes repesazhit, ku fillimisht mundi rumunen, Silvia Pomana, por në luftën e radhës, u mund në shënim të artë nga holandezja, Elise Rustige. Vendi i shtatë konsiderohet sukses për Gashin, që njëherit arrin suksesin më të madh deri më tani nga ekipi ynë në EYOF Maribor 2023", ka theksuar KOK. "Sot garoi edhe Jon Veseli në kategorinë -66 kg, por që pësoi humbje në raundin e parë nga rumuni, Reinat Croitoru".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat