Kuka: Blini ishte afër që të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës 

Xhudo

Kuka: Blini ishte afër që të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës 

Nga: K.G.. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:28
Blin Kuka

Xhudistin Blin Kuka (-90 kg) nuk e përcolli fati dhe për një fije të flokut mbetet pa medalje në Maribor të Sllovenisë. 

Kuka ka treguar luftëra të mëdha por në luftë për medalje të bronztë nuk i priu fati.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë të mëdha për Blinin.  

“Blin Kuka sot ishte i shkëlqyeshëm në Festivalin  Olimpik Evropian U18 - EYOF në Maribor!

Blin Kuka ishte afër të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës dhe të fitojë medaljen e parë në garat e EYOF.

Luftën e parë Azeri ishte më i mirë por pastaj Blini u këndell dhe shkëlqeu kundër letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit, Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.

Për të bronztën, garoj kundër spanjollit Perez Ramirez dhe ne Golden Score u dënua për dalje jashtë dhe kjo i kushtoj.

Rezultati më i mirë i Blinit deri tash dhe tregoj potencialin e tij të madh.

Blini me vendin e 5 dhe Laurina Gashi me vendin e 7 janë sportistët tanë me plasman në EYOF.

Xhudo prapë tregoj që ka potencial dhe të ardhme në arenen ndërkombëtare”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat