Dardan Cena fiton medaljen e bronztë në Kongo! Kuka: Nismë e mbarë

Xhudo

Dardan Cena fiton medaljen e bronztë në Kongo! Kuka: Nismë e mbarë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:21
Dardan Cena

Xhudisti Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në -73 kg.

Është kjo medalja e parë e ekipit tonë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për Cenën. 

“Kinshasa Kongo, Lojërat Frankofonike. 

Dardan Cena - medalist i bronztë. 

Shënoj 5 fitore deri te medalje e humbi papritmas por prapë erdhi deri te medalja.

Nismë e mbarë e një jave të ngjeshur me gara!

Nesër fillon World Judo Masters në Budapest ku garon Top ekipi ynë!

Në garë qe mbledh ajkën Botërore ku marrin pjesë 14 Kampion Olimpik e 36 Kampion Botëror!

Distria Nora Akili e Laura do janë përplot punë këto dy ditë!

Shpati në Kongo nesër synon medalje tjetër për vendin tonë në Lojërat Frankofonike!”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat