Eliminohet Nora Gjakova

Xhudo

Eliminohet Nora Gjakova

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:29
Nora Gjakova

)E plotësuar) - Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike u mund në raundin e dytë nga francezja, Priscilla Gneto në “Golden Score”.

Mastersi i Budapestit: Nora Gjakova e kalon lehtësisht raundin e parë!

Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias.

Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Gneto/Odelin Garcia.

Sot gjithashtu garon edhe Distria Krasniqi që është e kualifikuar direkt në rrethin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat