Distria Krasniqi kualifikohet në finale

Xhudo

Distria Krasniqi kualifikohet në finale

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:20
Distria Krasniqi

(E plotësuar) - Distria Krasniqi po tregohet e pandalshme sot në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në finale për medaljen e artë, Distria Krasniqi do të ketë punë me xhudisten franceze, Amandine Buchard.

Xhudistja kësisoj e siguron të paktën medaljen e argjendtë nga ky kompeticion.

Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Mastersit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi ndaj belges, Amber Ryheul në raundin e dytë.

Në çerekfinale, xhudistja do të përballet me gjermanen, Mascha Ballhaus.

Sot po garon gjithashtu edhe Nora Gjakova që është në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat