Anton Cena mburret me suksesin në Kanada

Xhudo

Anton Cena mburret me suksesin në Kanada

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 17:15
Anton Cena

Xhudisti veteran Anton Cena mburret me suksesin në Kampionatin Botëror për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Cena është kampion i botës në këtë kategori sportive. 

 “Sot në Kanada ka përfunduar Kampionati Botëror për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Jam shumë i lumtur që në fund të garës, për të gjashtën herë po e marr titullin kampion bote dhe si gjithmonë edhe këtë fitore ia dedikoj Kosovës! 

Si përfaqësues i Policisë së Kosovës kërkova të garoj me pjesëmarrës më të rinj se unë prej 30 vjetësh por duke i pasur parasysh përvojat e tyre të kaluara me mua nuk pranuan assesi të vihen përballë meje.

Është krenari që nuk do fjalë ta vë Policinë e vendit tim në lartësi të lartësive e kësaj fitoreje ti duartrokasin të gjithë madje edhe ta marrin shembull.

Faleminderit që nuk ka fund, të gjithë përkrahësve të mi financiarë pa të cilët këtë herë nuk do të kisha mundësi të vij në Kanada.

Faleminderit shumë Policisë së Kosovës që më dhanë ditë të lira për ti përfaqësuar në këtë Kampionat.

Familje, miq, dashamirë, faleminderit që jeni afër meje në çfarëdo forme, secili me veçantinë e vet më keni bërë më të fortë!

Shemsedin Balaj, Izet Peci, Refik Ramadani, Negjmedin Laqi, Vedat Ademi, Arben Kelmendi, Bastri Islami, Shkumbin Tetaj, Shkelzen Elshani, 
Jeton Shabani, Green Salads-Valdet Thaçi, Shkelqim Tmava, Faton Gashi, Anton Berisha, Anton, Ndue, Lorenc Berisha”,
ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat