Distria Krasniqi, e argjendtë në Budapest 

Xhudo

Distria Krasniqi, e argjendtë në Budapest 

Nga: K.G.. Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:38
Distria Krasniqi gjatë një lufte

Kampionja olimpike Distria Krasniqi (-52 kg) është fituese e medaljes së argjendtë në garën prestigjioze të xhudos Masters që po mbahet në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Distria në finale u ballafaqua me francezen Amandine Buchard por nuk ia doli duke pësuar humbje,

Distria Krasniqi hoqi qafesh një nga një rivalet deri në gjysmëfinale, që nga garuesja belge Amber Ryheul, pastaj gjermanen Maccha Ballhaus dhe në gjysmëfinale me ippon e mposhti hungarezen Reka Pupp.

Disi ka treguar klasin e saj duke dëshmuar se është gati për Lojërat Olimpike që do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris.

Edhe një medalje për shtetin e Kosovës.

Trimëresha jonë lartësoi Kosovën në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat