Kuka: Një finale e bukur, 1260 pikë olimpike për Disin

Xhudo

Kuka: Një finale e bukur, 1260 pikë olimpike për Disin

Nga: K.G.. Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:42
Driton Kuka e Distria Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudisten Distria Krasniqi, e cila sot fitoi medaljen e argjendtë në garën Masters që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

“Distria e argjendtë në Kategorinë 52 kg.

Disi ishte shkëlqyeshme deri në finale kundër francezes Buchard Amandine

Një finale e bukur me plot xhudo të nivelit të lartë dhe në fund francezja ju revanshua Disit për humbjen në Grand Slam të Parisit.

Gara më e fortë sivjet pas Botërorit.

Fitore shënoj kundër belges, gjermanes e në gjysëmfinale kundër Hungarezes Reka Pup.

1260 pikë olimpike për Disin.

Nora Gjakova sot fitoj luftën e parë e humbi me Gneton dhe nuk ishte në formë të mirë.

Nëser garon Laura dhe Akili.

Medalje me peshë të madhe, kur po mungojnë medaljet me vlerë në Kosovë edhe ngjarjet që janë më shumë hobi po marrin vëmendje!

Kosova ka nevojë  për rezultate me vlerë, për imazhin e shtetit dhe kombit Shqiptar!”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat