Laura Fazliu në finale

Xhudo

Laura Fazliu në finale

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:29
Laura Fazliu

(E plotësuar) - Laura Fazliu po vazhdon me fitore në World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja është kualifikuar për në finale, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen, Megumi Horikawa.

Laura Fazliu ka regjistruar edhe fitoren e dytë në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja jonë e mposhti me uazari izraeliten, Kerem Primo.

Laura Fazliu e ka nisur me fitore në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja e mposhti rumunen, Florentina Ivanescu.

Laura Fazliu e fitoi këtë përballje me Ippon.

Sot do të garojë edhe xhudisti tjetër i Kosovës, Akil Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat