Laura fiton të artën në Budapest

Xhudo

Laura fiton të artën në Budapest

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:51
Majlinda Kelmendi e Lauta Fazliu

(E plotësuar) - Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

Garuesja jonë në gjysmëfinale dhe finale triumfoi ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikawa.

Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, me të cilat do të ngritet edhe më lart në renditjen botërore dhe Olimpike.

Laura Fazliu po tregon formë të lartë në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë veç ia ka siguruar medaljen e radhës Kosovës pas asaj të djeshme që e fitoi (të argjendtën) Distria Krasniqi.  

“Laura Fazliu ka arritur në finale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë shënoi katër fitore në kategorinë -63 kg.

Akil Gjakova zuri vendin e shtatë në kategorinë -73 kg, duke shënuar dy fitore, por që më pas u ndalë në çerekfinale dhe repesazh. 

Ai fitoi 468 pikë olimpike Paris 2024 

I urojmë fat dhe sukses Fazliut në finale, e cila zhvillohet pas orës 17:00”, shkruan KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat