Dëbora Gjakova, e argjendtë në Evropianin U21 të xhudos

Xhudo

Dëbora Gjakova, e argjendtë në Evropianin U21 të xhudos

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:20
Dëbora Gjakova

Sukseset nuk kanë të ndalur për ekipin kosovar të xhudos në garat evropiane.

Në Kupën Evropiane U21 që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, xhudistja jonë, Dëbora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë.

Gjakova luftoi në kategorinë deri në 63 kilogramë. Deri te medalja e argjendtë, Dëbora raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Maqedonia e Veriut, Liljana Nedanovska./Kp

Fitorja ndaj Nedanovskas ia siguroi Gjakovës gjysmëfinalen e këtij turneu, ku edhe aty shënoi fitore ndaj xhudistes suedeze, Gretha Ostlind.

Dëbora më pas u kualifikua në finale, ku u përball me xhudisten holandeze, Esmee Kroon, nga e cila pësoi humbje.

Humbja ndaj Kroon i siguroi Gjakovës medaljen e argjendtë në këtë turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat