Kuka ka disa fjalë për Debora Gjakovën 

Xhudo

Kuka ka disa fjalë për Debora Gjakovën 

Nga: K.G.xh Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:00
Debora Gjakova

Xhudistja Debora Gjakova ka shënuar sukses të madh në Kupën Evropiane U21.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se Debora ka mundur ta fitojë edhe medaljen e artë.  

Kupa Evropiane e Xhudos U21, Debora Gjakova e argjendtë - kategoria 63 kg.

Përkundër potencialit për medalje të artë Debora në finale humbi nga garuesja holandeze.

Deri në finale mposhti  garueset nga Maqedonia dhe Norvegjia.

Dardan Cena e Muhamedin Veseli humben luftat për medalje dhe plasmani i tyre në vendin e 5 si përmbushi pritshmëritë marr parasysh shortin dhe garuesit me të cilët u ndeshen.

Dion Sharapolli me tri fitore e dy humbje mbeti i 7 në kategorinë 66 kg.

Nesër garojnë edhe disa garues tonë 

Kjo garë shërben për garuesit si test dhe Normë për Evropian që mbahet në Hagë në muajin shtator”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat