​Kosova me katër xhudistë në Grand Prix të Zagrebit

Xhudo

​Kosova me katër xhudistë në Grand Prix të Zagrebit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 21:44
Flaka Loxha

Ekipi kosovar i xhudos i rikthehet garave evropiane, ku tani do të merr pjesë në Grand Prixin e radhës që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Zagrebit, që zhvillohet nga data 18 deri më 20 gusht.

Kosovën e përfaqësojnë Flaka Loxha (kategoria deri në 57 kilogramë), Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Dardan Cena (kategoria deri në 73 kilogramë).

Në këtë garë marrin pjesë xhudistë nga pesë kontinente, 83 shtete – gjithsej 530 garues.

Së bashku me xhudistët tanë është edhe ekipi i trajnerëve i përbërë nga Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.

Më poshtë e gjeni orarin e xhudistëve tanë në Grand Prix Zagreb të Kroacisë.

Flaka Loxha – kategoria deri në 57 kilogramë – ndeshet nesër

Loriana Kuka – kategoria deri në 70 kilogramë – ndeshet të shtunën

Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshet të shtunën

Dardan Cena – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshjet të shtunën 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat