Grand Prix Zagreb, Kuka e Cena pësojnë humbje

Xhudo

Grand Prix Zagreb, Kuka e Cena pësojnë humbje

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:53
Loriana Kuka

Ekipi i Kosovës në xhudo po i vazhdon edhe sot garat në Grand Prix-in që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, xhudistja Loriana Kuka filloi sot garën në këtë Grand Prix, ku edhe pësoi humbje nga xhudistja nikoqire.

Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja kroate, Lara Cvjetko.

Po ashtu, krahas Kukës, garën në këtë turne e nisi edhe Dardan Cena, i cili pësoi humbje qysh në ndeshjen e parë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena u mposht nga xhudisti serb, Filip Jovanovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat