Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb

Xhudo

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:54
Akil Gjakova

Përveç Loriana Kukës dhe Dardan Cenës, sot garat në Grand Prix Zagreb të Kroacisë i ka filluar edhe xhudisti Akil Gjakova.

Në kategorinë e njëjtë sikur Cena, respektivisht në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka siguruar çerekfinalen e këtij turneu.

Gjakova është në rrugë të mirë drejt medaljes, ku tani në çerekfinale do të përballet me xhudistin nga Algjeria, Messaoud Redouane Dris.

Ndërkaq, deri te çerekfinalja, Gjakova raundin e parë e nisi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Gjakova vazhdoi me fitore, ku e mposhti edhe izraelitin, Oron Giner, ndërsa në luftën për të siguruar çerekfinalen, Akili e mposhti xhudistin slloven, Martin Hojak.

Ndeshja e radhës për Akil Gjakovën do të jetë ndaj algjerianit, Messaoud Redouane Dris, ku në rast fitore ai siguron biletën drejt gjysmëfinales së këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat