Akil Gjakova lufton për medalje të bronztë në Zagreb

Xhudo

Akil Gjakova lufton për medalje të bronztë në Zagreb

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:27
Pamje nga gara

Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti u mund nga algjeriani, Messaoud Redouane me IPPON pas mbi 10 minutash lojë.

Megjithatë, gara për Gjakovën nuk ka përfunduar këtu.

Ai do të ketë mundësi të fitojë medaljen e bronztë nga ky Grand Prix.

Në luftë për medaljen e bronztë, ai do të ndeshet me xhudistin nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat