Akili Gjakova shtoi në llogarinë e tij edhe 252 pikë olimpike 

Xhudo

Akili Gjakova shtoi në llogarinë e tij edhe 252 pikë olimpike 

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 20:53
Pamje nga gara

Akil Gjakova ka zënë vendin e pestë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

“Xhudisti ynë shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale dhe luftën për medaljen e bronztë, kategoria -73 kg.

Akili shtoi në llogarinë e tij edhe 252 pikë olimpike Paris 2024, që e ngritin edhe më lart në renditje.

Loriana Kuka pësoi humbje në raundin e dytë të kategorisë -70 kg, ndërsa Dardan Cena u ndal në luftën e parë në kategorinë -73 kg.

Dje, garoi Flaka Loxha (-57 kg), e cila shënoi një fitore dhe një humbje”, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat