Kampionati Ballkanik në Pejë

Xhudo

Kampionati Ballkanik në Pejë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Me 2 dhe 3 shtator të vitit 2023, në sallën e sporteve, “Karagaçi” në Pejë, do të mbahet Kampionati Ballkanik i xhudos - senior & mix skuadra, gara individuale dhe gara ekipore.

“Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, me 2 shtator,  do të mbahen garat individuale.

Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.

Blloku final fillon në ora 16:30.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik, me 3 shtator, do të mbahen garat ekipore.

Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.

Blloku final fillon menjëherë pas luftave preliminare.

Nikoqire e Kampionatit Ballkanik 2023 është Kosova, ku do të marrin pjesë mbi 10 shtete si Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia”, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat