Tetë medalje të arta për Kosovën

Xhudo

Tetë medalje të arta për Kosovën

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:00
Kosova

Tetë medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta, ishte bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i Kosovës, në Kampionatin Ballkanik të xhudos për senior dhe ekipe mikse, që po mbahet në Palestrën Karagaçi të Pejës.

Në ceremoninë hapëse, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, përgëzoi Federatën e Xhudos së Kosovës për organizimin, duke thënë se kjo është mundësi e mirë që edhe tifozët tanë të shohin nga afër kampionet olimpike dhe kampionët tjerë të xhudos, derisa ndau medaljet edhe në njërën prej kategorive.

Ballkanikun e vlerësuan lart edhe kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, kryetari i Federatës Ballkanike të Xhudos, Branislav Crnogorac, etj.

Garat vazhdojnë nesër edhe në ekipore mikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat