Driton Kuka: Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm!

Xhudo

Driton Kuka: Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm!

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:11
Kombëtarja e Kosovës në xhudo

Sot u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Kretë të Greqisë, ku Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka uruar me përzemërsi këtë ditë të madhe të 8 shtatorit për shtetin e Kosovës.

“Foto nga Lojërat Mesdhetare 2022 Oran Algjeri. Fituam shumë medalje por s’është kjo tema sot.

Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm!

Lojërat Mesdhetare 2030 në vendin tonë!

Urime Kosovë!

Një bravo e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, në veçanti Presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarit Besim Aliti.
Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri!

E bukura e gjithë kësaj që disa sporte do organizohen në Shqipëri

Gëzuar”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat