Pritej ardhja e Putinit në palestër! Çfarë kishte ndodhur me Majlinda Kelmendin në Rusi?

Xhudo

Pritej ardhja e Putinit në palestër! Çfarë kishte ndodhur me Majlinda Kelmendin në Rusi?

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:36
Majlinda Kelmendi, e dyta në të majjtë, në vitin 2014 në Chelyabinsk

Krenaria e kombit shqiptar, legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi, ka pas disa herë provokime nga shtetet që nuk e njohin Kosovën, sidomos provokime në Rusi.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, ka treguar disa detaje interesante nga provokimet ruse në vitin 2014.    

“Ishim në Rusi në qytetin Chelyabinsk në vitin 2014, Kampionati Botëror!

Ishte mëngjes dhe shkuam në palestër, pritej ardhja e Putinit në palestër!

Favorite për medalje të artë Majlinda dhe rusja Kuzjutina!

Isha shumë protektiv në raport me ndonjë provokim të mundshëm, ajo edhe kishte ndodh në vendin e matjeve të peshës ku një zyrtar vendor i federatës së xhudos atje kishte provokuar keq Majlindën, i kishte thënë fjalë ofenduese për Kosovën”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Po si rrodhi situata pastaj në Chelyabinsk dhe kush u fjalos?

“Erdhi Majlinda pas matjes pak me fytyrë të shqetësuar, e pash se diç s’ishte në rregull, insistova të më tregoj çka kishte ndodh!

Më tregoj dhe u nisëm bashkë te zyrtari rus, isha dal nga vetja dhe patëm një fjalosje, u tërhoq kërkoj falje se bëra për të treguar ndonjë trimëri atje por thjesht për të kthyer vetëbesimin e garueses time 

Miq, sportistë, dashamirë të sportit, sporti elitar frymon me provokime nga më të ndryshmet për luhatjen e aspektit psikologjik tek sportistët dhe kjo nuk ndalet kurrë!

Tifozët janë pjesë e pandashme e kësaj loje!”, ka nënvizuar Kuka. 

Majlinda nuk ishte ra pre e provokimeve por kjo e kishte motivuar edhe më shumë për të shkëlqyer dhe mbyllur gojët e armiqve tanë.

“Majlinda atë ditë e kishte demoluar rusen në gjysmëfinale dhe gjatë gjithë ditës ishte në formë fizike por edhe e fuqishme me vetëbesim dhe nivel të lartë psikologjik drejt triumfit!

E artë Majlinda Kosova
E argjendtë Chitu Rumani
E bronztë Miranda Brazil
E bronztë Kuzjutina Rusi”,
ka përfunduar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat