Trimëresha e Kosovës, shkëlqen në Baku! Driton Kuka: Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Xhudo

Trimëresha e Kosovës, shkëlqen në Baku! Driton Kuka: Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:17
Distria Krasniqi (- 52 kg) dhe Nora Gjakova (-57)

Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) është fituese e medaljes së artë dhe Distria Krasniqi (- 52 kg) e argjendtë në turneun prestigjioz “Grand Slam” që u mbajt sot në Baku të Azerbaxhajnit,

Kampionit olimpike shkëlqyen në garën prestigjioze.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për Norën dhe Disin.    

“Nora e artë 1000 pikë, Disi e argjendtë 700 pikë.

Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike!

Të shkëlqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja!

Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Ditë e bukur atje në Baku për vendin tonë e popullin Shqiptar 

Neser garojnë Laura,Loriana e Akili ju urojmë suksese!

Në krye të detyrës Majlinda e Tosi”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat