Driton Kuka kritikon

Xhudo

Driton Kuka kritikon

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 13:07
Nora Gjakova

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, njihet nga trajnerët më parimorë në botën e xhudos dhe në përgjithësi.

Kuka ka kritikuar paraqitjen e garuesve të tij në ditën e sotme.

“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam - Baku!

Sot, Loriana fitoj një ndeshje aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët!
Loriana provoj por nuk mjaftoj, Akili njëjtë si Laura luftoj dobët dhe pa asnjë ide.

Dje ishte ditë e shkëlqyeshme e sot e zbehtë, pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laurës.

Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot!

Shkojmë më tutje …

Kosova shteti ynë nga Baku kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Norës pas shumë kohësh”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në faceobok.

Dje Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -57 kg dhe Distria Krasniqi të argjendtën në – 52 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat