Osmani: Rezultatet e xhudistëve tanë, përfaqësim i denjë i shtetit

Xhudo

Osmani: Rezultatet e xhudistëve tanë, përfaqësim i denjë i shtetit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:36
Pamje nga ngjarja

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në kuadër të Kongresit Evropian për Sport dhe Turizëm, ka marrë pjese në paneli me temën "Roli i diplomacisë sportive në konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare", së bashku me Ministrin e Sportit të Polonisë, Kamil Bortniczuk, anëtarin e Bordit të Komitetit Olimpik Evropian, Hasan Arat dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FISU-së, Eric Saintrond.

Ajo që unë adresova gjatë panelit, është ndikimi i madh që diplomacia sportive ka në diplomacinë ndërkombëtare dhe anasjelltas, si dhe ndërlidhjen e pandashme të sistemit aktual Evropian sportiv nga influenca politike ndërkombëtare. Literatura akademike definon diplomacinë sportive kështu:

"atëherë kur sporti përdoret si mekanizëm për të forcuar apo për të zbehur relacionet diplomatike mes dy e më shumë shteteve". Sporti i Kosovës, e di më së miri, kuptimin e të dyja rasteve të këtij definicioni.

Ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës në periudhën dhjetor 2014 deri në fund të vitit 2015, shënon edhe paraqitjet e para të shtetit tonë në arenat dhe skenat ndërkombëtare.

Që nga ajo kohë, rezultatet e shkëlqyeshme të xhudistëve tanë, sportistët e diasporës dhe talentët e rinj sportiv, kanë luajtur rol kyç në reprezentim të shtetit tonë para botës. Ishin dhe vazhdojnë të jenë më efektiv së çfarëdo lloj strategjie apo investimi që do të mund të bënim në kampanja promovuese shtetërore”, ka thënë zëvendësministrja Osmani.

“Sportistët e Kosovës janë përballë dy narrativave diametralisht të kundërta me njëra tjetrën.

Në njërën anë, nga narrativa se sporti nuk është politikë, dhe në anën tjetër përballen me diskriminim direkt duke ju mohuar e drejta e pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare, pikërisht për shkak agjendave politike.

Historia na tregon se modeli ndërkombëtar i sportit modern i shekullit të XX-të (që në pjesë të madhe zbatohet edhe sot) nuk mund të divorcohet nga turbulencat e politikës ndërkombëtare”, tha ajo.

E dyta e sportit të Kosovës, pohoi se gjatë diskutimit në panel ka bërë thirrje për të gjithë që janë pjesë e tavolinave vendimmarrëse, qoftë nga strukturat qeveritare apo ato sportive, që në mënyrë të hapur dhe transparente të vlerësojmë përputhjen e sistemit të shekullit të kaluar, me zhvillimet që kanë sjellur dekadat e këtij shekulli.

Të vlerësojmë përputhjen e politikave sportive që hartojmë, me vendimet e vështira që duhet ti marrim atëherë kur bëhet fjalë për ruajtjen e sektorit të sportit në nivel global e shtetëror dhe mbrojtjen e parimeve mbi të cilat sporti operon: paqe, unitet dhe demokraci”, përfundoi zëvendësministrja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat