Prezantohet logoja zyrtare e Kampionatit Evropian të xhudos që do të mbahet në Prishtinë

Xhudo

Prezantohet logoja zyrtare e Kampionatit Evropian të xhudos që do të mbahet në Prishtinë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:01
Prezantohet logoja zyrtare

Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos, i cili do të mbahet më 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend!

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

“Shumë të lumtur të ndajmë me ju identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për sportin e xhudos në Evropë dhe botë.

Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë – mikpritjen – dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e 3 medaljeve të arta olimpike”, njofton Federata e Xhudos.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open” do të  organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat