​Kosova, me gjashtë xhudistë në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Xhudo

​Kosova, me gjashtë xhudistë në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ekipi kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të xhudos për grupmoshën U23.

Ky Ballkanik do të mbahet në Stamboll më datat 14 dhe 15 të këtij muaji (tetor).

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë Sara Osmani (kategoria deri në 52 kilogramë), Dëbora Gjakova (kategoria deri në 63 kilogramë), Rrezarta Alimi (kategoria deri në 70 kilogramë), Ruvejda Llonqari (kategoria mbi 78 kilogramë), Muhamedin Veseli (kategoria deri në 60 kilogramë) dhe Loris Sharapolli (kategoria deri në 73 kilogramë).

Osmani, Gjakova, Veseli dhe Sharapolli do të ndeshen nesër, kurse Alimi dhe Llonqari të dielën.

Së bashku me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat