Sidorela Doda shkëlqen në Berlin

Xhudo

Sidorela Doda shkëlqen në Berlin

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:32
Majlinda Kelmendi e Sidorela Doda

Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Sidorela Doda, ka shkëlqyer në Kupën Evropiane U18 në kryeqytetin gjerman, në Berlin.

Sidorela Doda është fituese e medaljes së bronztë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shpreh fjalë miradije për Sidorela Dodajn.  

“Bravo Sidorela Doda!

Medalja e bronztë, kategoria 48 kg.

Kupa Evropiane U18 në Berlin.

Një prurje nga shkolla e klubit.

Një vajzë e re e lagjes sonë,, vetëm 15 vjeçare sot në  Berlin na befasoj me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane.

Shënoj tri fitore e pësoj një humbje paralajmëroj potencialin e saj!

E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindes si trajner në ndërtimin e saj!

Në Berlin sot garoj edhe Enise Zijade shënoj një fitore dhe pësoj luftën e dytë, po ashtu garuese me potencial të madh, emra që besoj shumë do jenë kohë të gjatë ne skenën e Sportit të xhudos!

Nesër presim luftëra të mira edhe nga Blin Kuka kategoria 90 kg!”, njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat