Blin Kuka kalon në gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Xhudo

Blin Kuka kalon në gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:15
Blin Kuka

Xhudisti Blin Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Kuka i cili garon në kategorinë deri në 90 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, deri në të dytin triumfoi ndaj belgut, David Ngouou.

Përderisa në çerekfinale, ai fitoi ndaj xhudisti polak Adam Grzeskowiak.

Kuka në gjysmëfinale do të ketë punë me xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat