Blin Kuka nênkampion i Kupës Evropiane

Xhudo

Blin Kuka nênkampion i Kupës Evropiane

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:40
Majlinda Kelmendi e Blin Kuka

Xhudisti i talentuar, Blin Kuka, ka arritur sukses të madh. 

Kuka është nênkampion i Kupës Evropiane

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, lavdëron Blinin për paraqitje fenomenale.

Medalje e shumë pritur për meshkuj për grupmoshën e kadetëve.
Kupa Evropiane u18 në Berlin. 

Gjenerata e re po ngjitet në kulmin e sportit Evropian e Botëror!

Kategoria 90 Kg.

Tri fitore me Ippon e në finale pësoj me dënime për pasivitet!

Xhudo e Kosovës dhe ekipit tonë shquhet për kërkim te hedhjeve e xhudo atraktive.

Kjo na bën të veçantë në çdo aspekt.

Blini sivjet fitoj titullin Ballkanik dhe ishte garuesi më i mirë në EYOF (Olimpiade Evropiane e të rinjve ) nga të gjithë sportistët e vendit tonë ku ishte i pesti dhe tash kjo medalje konfirmon rritjen e tij si garues me nivel.
Majlinda në krye të detyrës edhe sot!

Xhudo sporti nr. 1  i të gjitha trojeve Shqiptare po vazhdon tutje!". njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat