Në Kosovë do të organizohet Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos

Xhudo

Në Kosovë do të organizohet Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:41
Pamje e xhudistëve

Prishtina do të jetë qendra evropiane e xhudizmit në dhjetor. Kjo pasi Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos. 

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”.

"Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos "European Judo Championships Open Prishtina 2023" vjen për herë të parë në Kosovë më 16 dhjetor 2023. Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend! Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë", ka njoftuar FXHK.  

"Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat