Kuka kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dhabit

Xhudo

Kuka kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dhabit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 10:13
Loriana Kuka

Xhudistja jonë, Loriana Kuka e ka nisur me fitore garën në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Holanda, Sanne Vermeer.

Tani, do të ketë një raund të dytë të garës. 

Kuka do të përballet me xhudisten nga Austria, Michaela Polleres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat