​Gjakova lufton për çerekfinalen e Grand Slam-it në Abu Dhabi

Xhudo

​Gjakova lufton për çerekfinalen e Grand Slam-it në Abu Dhabi

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 10:18
Akil Gjakova

Xhudisti ynë, Akil Gjakova do të luftojë për ta prekur çerekfinalen e Grand Slam-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, raporton KosovaPress.

Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti xhudistin finlandez, Valtteri Olin.

Në raundin e radhës, xhudisti ynë do të përballet me atë nga Kazakistani, Zhansay Smagulov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat