Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

Xhudo

Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:40
Pamje nga gara

Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.

Garuesja jonë u mposht me Ippon në rrethin e dytë nga austriakja Michaela Polleres në “Golden Score”.

Kuka paraprakisht e kishte kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 70 kilogramë pasi e kishte mundur garuesen holandeze, Sanne Vermeer.

Sot, në këtë garë po merr pjesë edhe xhudisti kosovar Akil Gjakova, i cili është kualifikuar në rrethin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat