​Kuka: Bravo Akil

Xhudo

​Kuka: Bravo Akil

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 18:20
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Abu Dhabit ku ka fituar medaljen e argjendtë.

Deri tek medalje ai mposhti pesë kundërshtarë duke treguar luftëra kualitative para tyre.

Për suksesin e arritur, Gjakova ka marr komplimente edhe nga trajneri Driton Kukai cili është shprehur i bindur se Gjakova do të ketë edhe shumë suksese të tjera në vazhdim.

Reagimi i plotë i Driton Kukës në Facebook:

Grand Slam Abu Dabi …

Medalje e argjendtë me vlerë të artê!

Akil Gjakova pas afër 2 vitesh i kthehet medaljeve të mëdha!

Plot 5 fitore u deshën për të arritur në finalen e madhe!

Garuesit nga Bahamas,Finlanda,SHBA si dhe Kazakistani u mposhtën me xhudo efikase dhe në finalen e madhe me Uzbekun humbi pas një beteje të madhe.

Bravo Akil 

700 pikë Olimpike që janë vizë për Lojëra Olimpike!

Lëndimet e probleme tjera qofshin te kaluara dhe po besoj shumë që do ecim tutje drejt medaljeve tjera!

Loriana kategoria 70 kg e pafat sot!

Fitoj kundër holandezes e mandej humbi kur ishte më e mirë kundër Austriakes Polleres.

Neser garon Shpati Zekaj debuton në Grand Slam presim paraqitje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat