​Evropiani i xhudos, Kosova garon me gjashtë garues

Xhudo

​Evropiani i xhudos, Kosova garon me gjashtë garues

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:29
Driton Kuka

Ekipi elitar i xhudos do të marr pjesë në Kampionatin Evropian për Senior me 6 garues, i cili do të mbahet me datë 03-05 nëntor 2023.

Atje do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra.

Nga Kosova do të ndeshen:

1.Distria Krasniqi (-52 kg)

2.Nora Gjakova (-57 kg)

3.Flaka Loxha (-57 kg)

4.Laura Fazliu (-63 kg)

5.Loriana Kuka (-70 kg)

6.Akil Gjakova (-73 kg)

Distria, Nora e Flaka ndeshen të premten, kurse Laura, Loriana e Akili ndeshen ditën e shtunë.

Bashkë me garuesit kanë udhëtuar edhe kryetari i Federatës Agron Kuka, trajneri e selektori ynë Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat