Distria lartëson Kosovën, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Distria lartëson Kosovën, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Nga: K. Goca Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Distria Krasniqi - majtas

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë - 52 kg në Kampionatin Evropian.

Kampionia olimpike, Disi, u ballafaqua me Amandine Buchard nga Franca.

Evropiani po mbahet në Montpellier të Francës. 

Image

Pamje nga finalja

Një minutë e 12-të sekonda pa mbaruar koha e rregullt rivalja e Disit, lëndohet paksa në kokë.

Përballja shkoi në vazhdime, luftë e fortë mes dy xhudisteve.

Pas 6 minutave e 24 sekonda, Disi pësoi humbje nga Buchardit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat