Nora Gjakova e gjunjëzon me ippon gjermanen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Nora Gjakova e gjunjëzon me ippon gjermanen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K. Goca Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 18:52
Nora Gjakova

Nora Gjakova është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë - 57 kg Kampionatin Evropian.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ka treguar luftë të madhe në duel me gjermanen. 

Kampionja olimpike ngadhënjeu pas vazhdimeve, nëntë minuta, ndaj Ballhausit. 

Nora Gjakova e gjunjëzon me ippon gjermanen.

Pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën, është medalja e dytë për Kosovën, tani e bronzta brenda ditës së sotme.

Kampionati Evropian po zhvillohet në Montpellier të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat