Medalja e parë Evropiane për Fatjonen!

Xhudo

Medalja e parë Evropiane për Fatjonen!

Nga: K.G.. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:19
Fatjona Kasapi në garë

Xhudistja Fatjona Kasapi është sikurse në qiellin e shtatë, duke fituar medalje të bronztë evropiane.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, shprehet me fjalë të mëdha për Fatjonën.

“Medalja e parë Evropiane për Fatjonen!

Evropiani U23 shënoj edhe një medalje për ekipin tonë!

Fatjona Kasapi 57 kg preku medaljen e parë Evropiane dhe kështu hyri në mesin e garueseve me potencial për të ardhmen!

Pas operimit dhe pauzës së gjatë sot ajo demonstroj xhudo cilësore dhe jam shumë i kënaqur me performancën e saj.

Ekipi Olimpik gjendemi në Tokio por edhe pse 2 i mëngjesit medalja Evropiane e fituar po na mban ende zgjuar!”, ka njoftuar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat