Osmani: Të jemi së bashku në mbështetje të xhudistëve tanë 

Xhudo

Osmani: Të jemi së bashku në mbështetje të xhudistëve tanë 

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Daulina Osmani e Agron Kuka

Gjithçka gati për Kampionatin e hapur Evropian  të xhudos, që do të mbahet në Prishtinë. 

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, tha se pallati i sporteve është shndërruar në arenë beteje për xhudistë.

“Pallati i Rinisë dhe Sporteve është shndërruar në arenë beteje për xhudistë nga mbarë Evropa!

Distria, Nora, Akili dhe Dardani, të udhëhequr nga Toni e Majlinda, nesër do të jenë për herë të parë para publikut vendor në një garë të nivelit elitar siç është Kampionati i Hapur Evropian i xhudos, ku përballë do të kenë kundërshtarë të fortë që kanë fituar medalje olimpike, botërore dhe evropiane.

Fëmijë e të rritur, djem e vajza, nesër kemi mundësinë të shikojmë dhe të përkrahim kampionët tanë të xhudos. Garat kualifikuese fillojnë nga ora 10:30, ndërsa duelet finale luhen nga ora 16:00. Hyrja është pa pagesë për të gjithë.

Të jemi së bashku në mbështetje të xhudistëve tanë të cilët gjithmonë na kanë krenuar, dhe ta nderojmë flamurin e Kosovës🇽🇰 për medaljet e radhës që na presin.

Kosova, Shtet i Xhudos”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat