​“Ky djalë”, Federata Evropiane e Xhudos shkruan për suksesin e Akilit

Xhudo

​“Ky djalë”, Federata Evropiane e Xhudos shkruan për suksesin e Akilit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka siguruar vendin e tij në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Prishtinë.

Deri në finale, Akili arriti pasi fitoi tri luftëra me përkushtim e mund maksimal. Ai në gjysmëfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan.

Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.

Për paraqitjet e tij, ka shkruar edhe Federata Evropiane e Xhudos.

“Ky djalë di se si ta ndez turmën në shtëpinë e tij”, thuhet në reagimin e Federatës Evropiane të Xhudos.

Ndeshjet e bllokut final të Evropianit nisin nga ora 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat