Dardan Cena senzacional, i bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian 

Xhudo

Dardan Cena senzacional, i bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian 

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 17:22
Dardan Cena

Dardan Cena sikur në qiellin e shtatë, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 73 kg në Kampionatin e hapur Evropian të xhudos, që u mbajt në kryeqytetin e  Republikës së Kosovës, në Prishtinë. 

Dardan Cena ka treguar luftë të madhe në përballje me Tetru Pelivan nga Moldavia.

Fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, ku doli ballëlart Cena duke fituar me ippon.

Image

Pamje nga luftëra e Cenës

Sukses i madh për Cenën, që sot ka shkëlqyer.

20-vjeçari në secilin duel ka luftuar me mish e më shpirt duke i zbatuar këshillat e trajneres Majlinda Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat