I biri më i mirë se babai në Kosovë

Xhudo

I biri më i mirë se babai në Kosovë

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 19:29
Dardan Cena kur ishte 12 vjeç e Anton Cena 52 vjeç

Anton Cena nuk është më dominues për faktin se i biri ia ka kaluar me suksese!

Xhudisti Dardan Cena sivjet ka pas ndër rezultate kulmore të vitit 2023, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane U-21 në Vilnius të Lituanisë.

Po ashtu ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogram, në Kupën Evropiane për U21.

Është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin e hapur Evropian, që u mbajt në Prishtinë.

Babai i Dardanit, Anton Cena, një ish xhudist i jashtëzakonshëm e trajner shembullor po mbetet në hijen e të birit.

Cena ka publikuar një postim të tij të para 10 viteve.

“I Ati më të birin, njëri 52 - vjeçar ndërsa tjetri 12 vjeç. Kam besim qe Dardani do ma kalon 100%!”, kishte shkruar Cena.

Ky konstatim para 10 viteve sot u bë realitet, i biri e lë pas babain!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat