KM Kaçaniku me kryetar të ri

Xhudo

KM Kaçaniku me kryetar të ri

Më: 9 mars 2017 Në ora: 18:52
KM Kaçaniku

KM Kaçaniku me kryetar të ri, Ejup Dema premton klub evropian Klubi i mundjes Kaçaniku dje ka zgjedhur kryesin e re, kështu kryetar është emëruar Ejup Dema, nënkryetar Fadil Kuka kurse sekretar Besnik Dema. Me përzgjedhjen e drejtuesve të rinj ka përfituar shumë klubi kaçanikas, pasi deri më tani edhe pse kishin suksese iu mungonte përkrahja financiare dhe kjo bëri që ekipi menjëherë të shendohet në një klub evropian, pasi kryesia e re mënjeher reagoi duke i furnizuar me pajisje sportive (trenerka, fanella, patika e drese). Kjo nuk do jetë përkrahja e vetëm pasi kryetari Dema po premton se klubin do ta mbështes në çdo moment që i nevojitet diçka. Nga ana tjetër, i kënaqur ka mbetur edhe trajneri i palodhur Ferat Ramadani i cili është edhe themelues i klubit në Kaçanik. “Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e kryesisë së re. Ne si klub kemi pas nevojë për përkrahje dhe dashi zoti që takuam persona serioz që e donë sportin. Së bashku me sportistët do të japim maksimumin për rezultate të reja që njëherit do jenë si falënderim për mbështetjen që do na japin kryesia e re”, tha Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat